Hahn: Normalizimi me Kosovën, kusht i Serbisë drejt BE-së

Aktuale

Hahn: Normalizimi me Kosovën, kusht i Serbisë drejt BE-së

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 10:27
Johannes Hahn

Bashkimi Evropian të hënën hapi kapituj të rinj në bisedimet e saj të anëtarësimit me Malin e Zi dhe Serbinë, vende këto për të cilat shefi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker thotë se pret që t`i bashkohen bllokut deri në vitin 2025.

Blloku dje hapi dy kapituj të rinj me Serbinë  që kanë të bëjnë me të drejtën e kompanive dhe marrëdhëniet e jashtme, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të kapitujve të hapur për këtë vend në 12, shtet ky që ka qenë në bisedimet për anëtarësim që nga janari i vitit 2014.

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn tha se hapja e këtyre dy kapitujve është një arritje e merituar  e Serbisë.

“Perspektiva e Serbisë në BE është e fortë dhe e vërtetë,” shtoi Hahn, por ai paralajmëroi se  “Përparimi i mëtejshëm kushtëzohet nga fokusi në sundimin e ligjit dhe normalizimin me Kosovën”.

Negociatat për anëtarësim, të cilat zakonisht zgjasin me vite, ndahen në 35 “kapituj” që mbulojnë fusha të tilla si ekonomia, energjia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, për të ndihmuar kështu shtetin aspirues  të përshtas praktikat e saj me standardet e Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat