Sefaj takon komandantin e karabinierëve

Aktuale

Sefaj takon komandantin e karabinierëve

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 15:07
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e karabinierëve, kolonel Marco Di Stefano, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim theks i veçantë iu vu bashkëpunimit të mirë që kanë Policia e Kosovës me karabinierët italian të cilët veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i mirë mes institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket sigurisë së gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Ministri Sefaj falënderoi në veçanti karabinierët italian të cilët vazhdimisht kanë përkrahur institucionet e sigurisë në Kosovë, në veçanti Policinë e Kosovës. Ai tha se kjo përkrahje ka ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin performances të Policisë së Kosovës sa i përket zbatimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat