Prokurorja kërkon paraburgim për personin që dyshohet se vrau gruan

Aktuale

Prokurorja kërkon paraburgim për personin që dyshohet se vrau gruan

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 21:53
Ilustrim

Dy ditë pas rastit të vrasjes që ndodhi në Radishevë të Skenderajt, në Gjykatën e Mitrovicës është mbajtur seanca, ku prokurorja e rastit ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Une kam kërkuar paraburgimin sepse ka arsye të fortë për këtë masë pasi që i dyshuari ka vrarë një person dhe ka plagosur dy të tjerë”, tha prokurorja Zejnie Kela për KALLXO.

Prokurorja tregoi se tashmë ka përfunduar seanca dhe se ende nuk e di se çfarë ka vendosur Gjykata.

“Sapo ka përfunduar seanca. Nuk e di ende çka ka vendosur Gjykata. Po e presim vendimin”, shtoi Kela.

Ndryshe, të premten, Policia e Skenderajt ka arrestuar personin me inicialet Xh.T., i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes me armë zjarri në Radishevë të Skenderajt, ku viktimë ishte bashkëshortja e tij F.T.

Po ashtu, Xh.T. dyshohet se është autor i plagosjes edhe të baxhanakut të tij, D.S. dhe të bashkëshortes së këtij të fundit, F.S.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat