"Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa hequr dorë nga Kosova"

Aktuale

"Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa hequr dorë nga Kosova"

H.Orana Nga H.Orana Më 9 dhjetor 2017 Në ora: 23:18
Ilustrim

Politologu dhe njohësi i politikës ndërkombëtare, Mentor Tahiri thotë se kushti që i është vënë Serbisë për njohjen e Kosovës, nënkupton se ajo nuk mund të anëtarësohet në BE pa heq dorë nga Kosova. Ai në këtë rast thotë se janë duke u zhvilluar dy diplomaci të kordinuara mjaftë mirë.

Image
Mentor Tahiri

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, i cili është një nga kushtet të cilat i janë vënë Serbisë, tregon se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa hequr dorë nga Kosova. Kjo mund edhe të mos nënkuptojë një njohje formale përmes rrugëve zyrtare diplomatike, por pak ka rëndësi. E rëndësishme është se Serbia do të konfirmojë më ndryshimet në kushtetutën e saj se më Kosovën nuk e konsideron si territor të saj. Në këtë drejtim, po zhvillohen dy diplomaci paralele por mirë të koordinuara mes tyre. Në njërën anë janë evropianët dhe në veçanti diplomacia gjermane, kurse në anën tjetër një diplomacy shumë aktive amerikane. Të kujtojmë se në takimin e fundit ndërmjet Presidentit serb Vuqiç dhe ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Lee, është bërë goxha e qartë se pala serbe për herë të parë ndeshet më një ultimatum kohor amerikan lidhur me Kosovën. Sipas disa deklaratave që pas takimit pasuan nga ana e vetë zyrtarëve serbë, bëhet fjalë për Janarin e vitit 2019, si afat i fundit kur nga Serbia pritet që përfundimisht të reflektoj me realitetin e krijuar në Kosovë”, thekson Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat