AAK dhe PDK arrijnë marrëveshje për koalicion në Istog

Aktuale

AAK dhe PDK arrijnë marrëveshje për koalicion në Istog

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 21:21
Gani Dreshaj

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur koalicion në komunën e Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar vet kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj.

“Për hajër na qoftë. Sapo arritëm marrëveshjen me Partinë Demokratike të Kosovës për koalicion parazgjedhor. Me Beqir Sadikajn i definuam të gjitha detajet e marrëveshjes. Ju betohem se do jetë koalicion i punës dhe të mirës për qytetarin.Bashkë me PDK-në, Vetëvendosjen dhe listën e Arif Elshanit ne do të arrijmë fitore bindëse në zgjedhjet e 17 dhjetorit.I ftoj edhe votuesit e LDK-së që të rreshtohen krah neve sepse me mua kryetar do të përfitoj secili qytetar i Istogut”, ka njoftuar Dreshaj.

Kujtojmë që se Gani Dreshaj dje ka arritur marrëveshje edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat