Pacolli tregon se çka i ka borxh Kosovës

Aktuale

Pacolli tregon se çka i ka borxh Kosovës

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 23:37
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka marr pjesë sot në ndarjen e çmimeve për fotografitë dhe shkrimet më të mira në promovimin e Kosovës gjatë vitit 2017.

Gjatë këtij takimi Pacolli është shprehur se Kosovës i ka një borxh shumë të madh, prezantimin e bukurive natyrore.

“Nga përvoja ime jetësore, kudo që kam shkuar dhe kam parë ndonjë shenjë apo gjurmë të Kosovës kjo më ka prekur shumë. Imagjinoni fuqinë që ka një fotografi apo thënie e bukur. Në veçanti për atë që Ju e keni në zemër. Atë që ju e doni e jeni i lidhur. Atë që shpirti Juaj e do. Kjo është fuqia e Diplomacisë Publike. Kjo është fuqia e PR-it.   Këto fotografi dhe shkrime janë bërë për njerëzit që e duan Kosovën. Për të gjithë ata që janë sonte këtu. Të tjerët që nuk janë, por do t’i shohin. Gjithandej në botë, ku Kosova ka miq. Aty ku janë njerëzit e Kosovës. Holle të tjera të Institucioneve me rëndësi dhe ndikim”, kështu ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, në adresimin e tij para shumë Ambasadorëve të huaj të akredituar në Kosovë, kryeredaktorëve, gazetarëve, artistëve dhe profesionistëve të tjerë të gjitha fushave, që ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së fituesve të çmimit për fotografitë dhe shkrimet më të mira në promovimin e Kosovën gjatë vitit 2017.

“Ne këtë projekt ne e nisëm menjëherë pasi që pranova detyrën time zyrtare dhe nuk u ndalëm për asnjë moment. Secili kontribut dhe angazhim sado i vogël që Ju keni dhënë deri më tash me të vërtetë ka qenë me vlerë të madhe për ne. Pranuam shumë thirrje: nga kryeredaktorë e gazetarë, fotografë e artistë e shumë njerëz të vullnetit të mirë.

Ne përfunduam edhe ueb-faqen e re kosovoabc.com, që do ta prezantojmë sot. Diçka që i ka munguar vendit tonë dhe e cila do të përmbajë informata të azhurnuara dhe fotografi në kategorinë e atraksioneve turistike natyrore, muzikës, sportit, filmit, historisë, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, sistemit politik, kuzhinës tradicionale dhe intervistave me ndërkombëtarët, që jetojnë apo kanë investuar në vendin tonë.

Themeluam faqen e re në Ëikipedia. Jemi në themelim e sipër të Grupit të Përdorimit në Ëikimedia. Kemi nisur bisedimet për jetësimin e idesë tonë të projektit të jashtëzakonshëm Virtual Kosovo”, ka vazhduar fjalimin e tij Ministri i Jashtëm Pacolli.

“Kosovës ia kemi borxh që t’ia prezantojmë më së miri bukuritë e saj natyrore, ashtu siç i ka falur Zoti. T’i promovojmë trashëgiminë e pasur, ashtu siç u ndërtua nëpër shekuj. Kulturën, ashtu siç ditën ta ruajnë e zhvillojnë shumë breza.  Sportin që na bëri krenar të gjithë.  Dhe, yjet tona të muzikës që i adhuron dhe i dëgjon e gjithë bota” është shprehur Pacolli.

Në vazhdim të ceremonisë u bë edhe ndarja e çmimeve për fituesit, të cilat i prezantuan Ministri Jashtëm, Pacolli, Përfaqësuesi nga Ambasada Amerikane, Ambasadori Francez, ai italian, Ambasadorja Greke si dhe Ambasadorja turke.

Fotografia më e mirë për vitin 2017 është ndarë për dy fotografi të dy autorëve. Është zgjedhur fotografia e autorit Agon Nimani që paraqet momente nga shkrimi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, si dhe ajo e Armend Nimanit, momente nga performanca e këngëtares, Rita Ora, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan.

Çmimi i dytë, po ashtu është ndarë për dy autorë. Fotografia e dytë më e mirë i ka takuar autorit Bleron Caka me fotografinë, që paraqet veshjet tradicionale dhe Armend Nimanit me fotografinë që paraqet Majlinda Kelmendin, duke festuar medaljen e artë.

Çmimi i tretë ka shkuar tek autori ArditQeriqi me fotografinë, që paraqet një nga sportet më të reja në Kosovë, ngjitja (hiking).

Sa i përket shkrimeve më të mira janë zgjedhur, me vendin e parë është shpërblyer shkrimi “Stacioni ku përplasen kohët”, i autorit Artan Krasniqi. Vendi i dytë i ka takuar autorit Uran Haxha me shkrimin “Gëzuar në Rahovec”, ndërsa vendi i tretë është ndarë për dy autorë: AzraDeshiq me shkrimin “Ilir Tafa, aktori që po i rikthen namin Kosovës”, si dhe “Intervistë me Ibrahim Berishën”, i autorit Labinot Konushevci.

Me çmime të tjera janë shpërblyer edhe 20 autorë të fotografive tjera.

Përzgjedhjen e fotografive dhe shkrimeve e ka bërë juria profesionale e përbërë nga: Eliza Hoxha, SylejmanKllokoqi, GianlucaSerrago, Adriatik Kelmendi dhe RrahmanPaqarizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat