Ndahen çmimet për shkrimet dhe fotografitë më të mira në promovimin e Kosovës

Aktuale

Ndahen çmimet për shkrimet dhe fotografitë më të mira në promovimin e Kosovës

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 19:17
Ndarja e çmimeve

(E plotësuar) - Ministria e Punëve të Jashtme organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografinë dhe shkrimin më të mirë për promovimin e Kosovës në vitin 2017.

Çmimin e parë për shkrimin më të mirë e mori Artan Krasniqi nga Koha Ditore, çmimin e dytë për shkrimin më të mirë Uran Haxha, ndërsa çmimin e tretë për shkrimin më të mirë e mori Labinot Konushefci.

Po ashtu kjo ministri ka ndarë çmime edhe për fotografitë më të mirë që promovojnë imazhin e Kosovës. Çmimin e parë për fotografinë më të mirë e fitoi Agon Nimani, çmimin e dytë për fotografinë më të mirë i takoi Armend Nimani, ndërsa çmimi i tretë për fotografinë më të mirë ishte për autorin Ardit Qeriqi.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli me këtë rast ka thënë se shumë vende të botës nuk i kanë bukuritë sikurse i ka Kosova. Ai tha se Kosova ka probleme për tregime dhe fotografi, që janë reale për Kosovën dhe siç tha ai “kemi problem me imazhin e Kosovës”.

Pacolli: Ne kemi për qëllim ta promovojmë Kosovën

“Në frymën e kësaj filozofie ne nisëm në mënyrë modeste një punë e cila do të bëhet e madhe. Ne kemi për qëllim të tregojmë të vërtetën për Kosovën, kemi për qëllim të tregojmë imazhin e vërtet për Kosovën dhe në këtë drejtim kemi për synim të krijojmë një imazh, që ne e duam dhe qytetari i Kosovës e donë”, ka thënë Pacolli.

Ai tha se janë të bindur se me këtë projekt do t’i tregojnë krejt botës se Kosova është ndryshe, nga ajo që është spekuluar dhe paragjykuar për Kosovën. Pacolli ka garantuar se këto fotografi, do të vendosen nëpër hollet kudo nëpër botë.

Ndahen çmimet për promovimin e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografinë dhe shkrimin më të mirë për promovimin e Kosovës në vitin 2017.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli me këtë rast ka thënë se shumë vende të botës nuk i kanë bukuritë sikurse i ka Kosova. Ai tha se Kosova ka probleme për tregime dhe fotografi, që janë reale për Kosovën dhe siç tha ai “kemi problem me imazhin e Kosovës”.

“Sot nuk do të merrem me analizën për shkaqet e imazhit të Kosovës, por thjesht do të shpalos projektet që i realizuam këto ditë. Së bashku me ju miq, gazetarë e analistë, se me pak mundet me u bërë shumë. Ne kemi për qëllim të tregojmë për të vërteten e Kosovës dhe në këtë drejtim, ne kemi për qëllim të krijojmë një imazh të mirëfilltë”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës.

Andaj, ai tha se janë të bindur se me këtë projekt do t’i tregojnë krejt botës se Kosova është ndryshe, nga ajo që është spekuluar dhe paragjykuar për Kosovën.

Pacolli ka garantuar se këto fotografi, do të vendosen nëpër hollet kudo nëpër botë.

Çmimin e tretë për fotografinë më të mirë ishte për autorin Ardit Qeriqi, çmimi i dytë për fotografinë më të mirë i takoi Armend Nimani dhe çmimi i parë për fotografinë më të mirë i takoi Agon Nimani dhe Armend Nimani.

Ndërsa, çmimin e tretë për shkrimin më të mirë e mori Labinot Konushefci, çmimin e dytë për shkrimin më të mirë Uran Haxha dhe çmimin e parë për shkrimin më të mirë Artan Krasniqi nga Koha Ditore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat