Thaçi takohet me presidentin e Malit të Zi: Marrëdhëniet ndërshtetërore janë të forta

Aktuale

Thaçi takohet me presidentin e Malit të Zi: Marrëdhëniet ndërshtetërore janë të forta

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 10:27
Hashim Thaçi me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviq

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka takuar në kryeqytetin e Bullgarisw, Sofje, homologun e tij malazez, Filip Vujanoviq.

Për këtë takim të tij, Thaçi ka njoftuar përmes Twitterit.

 “Në margjinat e forumit #Sofia, kam pasur gjithashtu një bisedë të këndshme me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Marrëdhëniet midis vendeve tona mbeten miqësore dhe të forta!”, ka shkruar Thaçi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat