E besoni apo jo: Kjo është ministria pa asnjë zëvendësministër

Aktuale

E besoni apo jo: Kjo është ministria pa asnjë zëvendësministër

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 22:49
Qeveria PANA-Lista serbe

67 zëvendësministra janë emëruar deri tani në Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Emërimi i tyre është përcjell me akuza të mëdha nga opozita dhe shoqëria civile. Madje ky numër i madh i tyre, u raportua se do t’i kushtoi mjaftë shumë buxhetit të Kosovës.

Siç mëson media, ministria e vetme e cila nuk ka asnjë zëvendësministër është ajo e Integrimeve, e udhëhequr nga ministrja Dhurata Hoxha.Pra në këtë ministri deri më tani nuk është emëruar asnjë zëvendësministër derisa në shumë prej diksaterve tani janë sistemuar deri në gjashtë zëvendësministra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat