“Përgjegjësia për demarkacionin bie mbi kryeministrin”

Aktuale

“Përgjegjësia për demarkacionin bie mbi kryeministrin”

H.Orana Nga H.Orana Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 14:23
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj qysh në fillim të mandatit ka shkarkuar komisionin për demarkim të kufirit, duke themeluar një komision të ri. Duke u bazuar në këtë mbetet përgjegjësi e kryeministrit që të dokumentoj sa ka humbur territor Kosova.

Kështu mendon njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj. Sipas tij, e gjithë përgjegjësia për demarkacionin bie mbi qeverinë dhe kryeministrin.

Image
Leon Duhanaj

“Çështja e përcaktimit të kufijve shtetërorë, është përgjegjësi qeveritare. Ashtu siç është edhe Komisioni për Përcaktimin e Kufijve dikaster qeveritar. Në rastin konkret, të Kosovës ku kemi të bëjmë me probleme të theksuara, natyrisht që përpos komisionit, dhe qeverisë. Përgjegjësia shkon pak më larg, për arsyet se çështja është zgjeruar përtej kufijve dhe autorizimeve ligjore të komisionit. Pra, për ta zgjidhur këtë çështje, sa më mirë dhe sa më lehtë. Kërkohet angazhim i sinqertë politik i gjitha skenës politike kosovare. Por, përgjegjësia më e madhe bie mbi qeverinë dhe kryeministrin”, vlerëson analisti Duhanaj.

Sipas tij, meqë Haradinaj ka themeluar komision të ri, i takon atij të jetë konkret në rastin e demarkacionit të tregoj se sa ka humbur territor Kosova.

“Duke qenë se Kryeministri, e kishte shkarkuar komisionin paraprak, me pretendimmet se është punuar  në kundërshtim me interesin e vëndit , duke themeluar komision të ri. Atëherë ai, duhet të jetë shumë më konkret. Ta dokumenton se si, ku dhe sa humb Kosova territor. Që të provoi këtë kërkohet seriozitet. Përgjegjësi është edhe bërja e punëve jo siç duhet por edhe mosbërja fare, duke mbajtur qytetarët peng”, thekson analisti Duhanaj për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat