Presidenti premton përkrahje për Forumin Kosovar për Aftësi të Kufizuara

Aktuale

Presidenti premton përkrahje për Forumin Kosovar për Aftësi të Kufizuara

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 13:26
Hashim Thaçi

Zyra për Informim e presidentit ka njoftuar se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të Forumit Kosovar për Aftësi të Kufizuara të kryesuar nga kryetari Bujar Kadriu.

Presidenti Thaçi e ka vlerësuar lart përfshirjen e tetë organizatave të personave me aftësi të kufizuara në kuadër të këtij forumi.

“Të bashkuar mund të jeni shumë më të zëshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Forumit Kosovar për Aftësi të Kufizuara, Bujar Kadriu, ka thënë se misioni i tyre është që t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë sa më mirë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe të unifikojnë politikat dhe strategjitë e të gjitha organizatave që përfaqësojnë.

“Jemi pranuar si anëtar edhe në Forumin Evropian për Persona me Aftësi të Kufizuar (EDF) dhe kjo na jep mundësi të përfaqësojmë zërin tonë në nivel evropian”, ka thënë Kadriu.

Presidenti Thaçi u ka premtuar përkrahje institucionale dhe rritje të pjesëmarrjes aktive në shoqërinë tonë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat