Vujiçiq: Liderët e Kosovës që arrijnë normalizim të raporteve me Serbinë do të jenë heronj

Aktuale

Vujiçiq: Liderët e Kosovës që arrijnë normalizim të raporteve me Serbinë do të jenë heronj

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 17:35
Sllobodan Vujiçiq

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq ka thënë se liderët kosovarë të cilët do të arrijnë normalizim të marrëdhënieve të plota me Serbinë, do të jenë heronj.

“Liderët kosovarë që janë në favor të liberalizimit të vizave dhe daljes nga geto e qytetareve, e atyre që në vazhdimësi punojnë për të forcuar marrëdhëniet me fqinjët dhe partnerët strategjik, që arrijnë normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë do të jenë heronj të Kosovës”, ka thënë Vujiçiq.

“Vetëm në këtë mënyrë ne mund të shohim rritje ekonomike, prosperitet dhe në kohë, integrim në familjen e vendeve evropiane”, ka shtuar ai.

“Secili që bën të kundërtën, pavarësisht meritave të mëparshme do të përballet me harresën e kohës dhe gjykimin e njerëzve”.

“Jetët tona dhe të fëmijëve tanë janë në duart tuaja” u ka thënë Vujiçiq liderëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat