A ka shanse që Britania të liberalizojë vizat për Kosovën?

Aktuale

A ka shanse që Britania të liberalizojë vizat për Kosovën?

Nga: G.B Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:54
Ilustrim

A ka shanse që në të ardhmen e afërt Kosovë të ketë një regjim liberal për vizat nga Britani e Madhe?

Kjo ishte një nga pyetjet që iu bënë ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connel gjatë bashkëbisedimit në Facebook, përcjell Bota sot.

Në përgjigjen e tij, ambasadori tha se Britania nuk ka plane të tilla, por që në webfaqe mund të gjenden informatat për të aplikuar për viza në këtë shtet.

“Nuk kemi plane te tilla, por nuk eshte e veshtire te aplikoni per vizat Britanike. Ju mund te vizitoni webfaqen tone ne: www.visas4uk.gov.uk ku te gjitha dokumentat dorezohen ne qendren per aplikim te vizave ne Prishtine. Te gjitha informatat ne lidhje me vizat Britanike mundeni ti gjeni ne www.ukvisas.gov.uk”, ka qenë përgjigja e tij./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat