Ismaili: Një oficer francez informonte forcat serbe, se po sulmoheshin nga NATO

Aktuale

Ismaili: Një oficer francez informonte forcat serbe, se po sulmoheshin nga NATO

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 22:10
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fisnik Ismaili gjatë kohës së luftës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fisnik Ismaili, ka treguar një sërë ngjarjesh për kohën kur ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), konktretisht për betejën e Koshares.

Ai në emisionin “Personale”, ka thënë se një oficer francez i ka informuar forcat serbe se Aleanca Veriatlantike (NATO) është duke i sulmuar bazat e tyre.

“Kjo ka ndodhur derisa e dëgjuam lajmin se NATO  e ka zënë një oficer francez, duke spiunuar tek forcat serbe. Nga përgjimet që i kemi bërë, e kemi dëgjuar se ata deri atëherë ishin të njoftuar se do të sulmoheshin. Pasi u zbulua ai, u ndryshua loja, sepse më nuk i kam dëgjuar paralajmërimet dhe se u intensifikuan sulmet e NATO-s”, ka thënë Ismaili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat