LDK: E pranojmë rivotimin, Istogun do ta udhëheqë Haki Rugova

Aktuale

LDK: E pranojmë rivotimin, Istogun do ta udhëheqë Haki Rugova

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 17:59
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton opinionin publik se pavarësisht faktit që Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar kërkesën e kësaj partie për të anuluar vetëm procesin e votimit përmes postës, ku janë evidentuar parregullsitë dhe manipulimet gjatë procesit zgjedhor në Istog, e pranon vendimin e kësaj Gjykate për të shkuar në rivotim.

LDK është e bindur se Istogu do të mbetet komunë e udhëhequr nga kryetari Haki Rugova, pasi ashtu kanë vendosur qytetarët me votën e tyre gjatë procesit zgjedhor brenda kësaj komune i cili ka qenë plotësisht i rregullt, por është tentuar të deformohet nëpërmjet votave të kriminalizuara nga AAK-ja, thuhet në komunikatë.

Lidhja Demokratike i fton të gjitha palët e përfshira në këtë proces që të jenë të kujdesshëm në mënyrë që vullneti i qytetarëve të Istogut të respektohet në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat