Kryeministri ia ka borxh shtetit afro 15 mijë euro tatim nga qiraja e shtëpisë

Aktuale

Kryeministri ia ka borxh shtetit afro 15 mijë euro tatim nga qiraja e shtëpisë

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 21:58
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ia ka borxh shtetit që e drejton fiks 14 mijë e 532 euro e 10 cent. Këto detyrime i ka ndaj Administratës Tatimore të Kosovës për tatimin nga fitimi i qerasë së shtëpisë së tij.

Të dhënat e tilla i ka paraqitur vetë në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2017.

Image

Por pse nuk ia ka paguar këto para shtetit, ka sqaruar vet kryeministrit.

“Kjo, për shkak se unë përfitoj 11 qera në vit, pasi një qera i shkon agjensionit të patundshmërisë ‘Ylli’ që është ndërmjetësues i kontratës së qiradhënies”, ka shkruar Haradinaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat