Armend Zemaj: AAK manipuloi në Istog – duhet t’u kërkojë falje qytetarëve

Aktuale

Armend Zemaj: AAK manipuloi në Istog – duhet t’u kërkojë falje qytetarëve

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 18:22
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë manipulime ne Istog.

“Ka qenë faktike gjendja – kjo ka ndodh pas numërimit të votave me kusht, ku është evidentuar se janë manipuluar votat”, ka thënë Zemaj për Info Magazine.

“Kjo ka qenë e papranueshme për ne”.

“Votat që kanë ardh në atë mënyrë kanë qenë të manipuluara”.

“AAK duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Istogut”.

“Kanë vjedhur identitetin e njerëzve dhe i kanë shfrytëzuar”.

“Pikërisht për këtë Prokuroria duhet të nis hetimet”.

“Faktet kanë qenë të shumta, kanë qenë publike dhe kanë qenë transparente”.

Kështu ka thënë Zemaj pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se komuna e Istogut duhet të shkojë në rivotim pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosoves se atje ka pasur manipulime gjatë votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat