Daka: Vendimi i PZAP-it për Istogun është i ankimueshëm

Aktuale

Daka: Vendimi i PZAP-it për Istogun është i ankimueshëm

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 13:03
Valdete Daka

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marr sot vendim që komuna e Istogut të shkoj në rivotim për raundin e dytë.

Për këtë vendim të PZAP, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se ky vendim i PZAP mund të ndryshoj.

Sipas saj, nëse AAK-ja e cila pas numërimit të votave fitoi në Istog me kandidatin e saj, Gani Dreshaj ankohet në Gjykatë Supreme dhe u pranohet ankesa, atëherë ky vendim anulohet.

Në komunën e Istogut kandidati i LDK-së, Haki Rugova, kishte dalë i pari, ndërsa rezultati ndryshoi kur u numëruan votat përmes postës, ku 1475 shkuan për Gani Dreshajn e AAK-së, ndërsa vetëm 133 për Rugovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat