PZAP verifikon votat me kusht në Istog, ja kur vendoset për ankesën e LDK-së

Aktuale

PZAP verifikon votat me kusht në Istog, ja kur vendoset për ankesën e LDK-së

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 12:37
Pamje nga numerimi i votave

(E plotësuar) - Kryesuesi i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku deklaroi se nesër merret vendimi për komunën e Istogut dhe Kllokotit.

Ai nëpërmjet telefonit tha se janë duke i bërë hetimet në QNR dhe ende ka shumë punë. Përderisa theksoi se vendimi për këto dy komuna do të merret brenda afatit ligjor, përkatësisht të hënën.

 “Jemi në QNR dhe ende ka shumë punë. Vendimi merret nesër, brenda afatit ligjor, pasi që njëherë jemi duke i bërë hetimet”, theksoi ai.

Ndryshe, LDK për Istog dhe Lista Serbe për Kllokot, ditë më parë kanë dorëzuar ankesat e tyre në PZAP, lidhur me manipulimet që sipas tyre janë bërë në votat me postë.

***

PZAP po verifikon votat me kusht në Istog pas ankesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që votat me postë janë manipuluar.

Në QNR është edhe sekretari Mul Desku, ku po kontrollohen disa kuti.

Në Istog ka qenë garë e ngushtë në mes Haki Rugovës të LDK-së dhe Gani Dreshajt të AAK-së, ku ky i fundit në votat me postë e riktheu rezultatin, duke mposhtur Rugovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat