Ish-presidenti kroat, “goditje” Serbisë për Kosovën

Aktuale

Ish-presidenti kroat, “goditje” Serbisë për Kosovën

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 08:59
Ivo Josipoviq

Ish-presidenti kroat, Ivo Josipoviq ka deklaruar se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa njohjen e Kosovës.

Josipoviq në një intervistë për gazetën serbe ka folur për marrëdhëniet në mes Serbisë dhe Kroacisë, por edhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën do të thoshte se Kosova kurrë nuk do të anëtarësohej në BE. Një zvogëlim i tillë i projektit të një Evrope të bashkuar, për shumicën e anëtarëve të tanishëm të BE-së është i pranueshëm”, tha ai, duke shtuar se ai shpreson se të dy vendet sa më shpejt të jetë e mundur do të hyjnë në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat