Krushjanët flasin për të bëmat e Darko Tasiqit gjatë luftës

Aktuale

Krushjanët flasin për të bëmat e Darko Tasiqit gjatë luftës

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 22:55
ilustrim

Darko Tasiq i dyshuar për vrasje, dëbim dhe krime në këtë rajon, i cili u ndal nga policia në vendkalimin administrativ Bërnjak, doli sot sërish para gjykatës.

Të enjten Gjykata Themelore në Prizren mbajti seancën e parë, duke i dhënë 30 ditë paraburgim Tasiqit për këto krime të kryera me 25 dhe 26 mars 1999.

Nga 109 veta sa i futi në një shtëpi, vetëm gjashtë veta shpëtuan nga djegia dhe pushkatimi që kreu Tasiq së bashku me grupin e tij.

Emri i Tasiqi u gjet në një listë të gjetur në vendin e krimit.

Banorët kërkojnë që ai të marrë dënimin e merituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat