Gashi: Me bojkotimin e seancës, Qeveria çoi mesazh për Gjykatën Speciale

Aktuale

Gashi: Me bojkotimin e seancës, Qeveria çoi mesazh për Gjykatën Speciale

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 21:17
Arben Gashi

Mbledhja e sotme e Kuvendit u ndërpre pasi që që në Kuvend nuk pati kuorum të mjaftueshëm. PDK sot e braktisi seancën e Kuvendit në shenjë revolte për ngjarjet e fundit në lidhje me skandalin e EULEX-it.

E lidhur me këtë çështje deputeti i LDK’së, Arben Gashi e ka një shpjegim.

“Ishte një zhvillim i çuditshëm, ne nuk ishim të informuam për punën e ndërprerjes së seancës. Partnerët e koalicionit qeverisës dolën jashtë. Ishte situatë komike, e paarsyeshme dhe e pa logjikshme.  Partnerët e koalicionit kanë një presion lidhur me çështjet e sundimit të ligjit. Presioni i Gjykatës Speciale ose çështjeve të tjera që pritet të aktualizohet në Kosovë. Ka zhvillime që i kanë shqetësuar partnerët e koalicionit. Në aspektin e konsolidimit të akterëve të EULEX’it”, ka thënë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat