“Propaganda e Serbisë ndaj Kosovës është shumë e ngjashme me atë të Rusisë ndaj Perëndimit”

Aktuale

“Propaganda e Serbisë ndaj Kosovës është shumë e ngjashme me atë të Rusisë ndaj Perëndimit”

Nga: A.S Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 10:13
Lulzim Peci

Ish-diplomati i Kosovës, Lulzim Peci dhe njëherit drejtor i Institutit KIPRED, në një koment në profilin e tij në Facebook krahason propagandën e Serbisë ndaj Kosovës me propagandën e Rusisë ndaj Bashkimit Evropian.

Për këtë ai thotë se Kosovës i duhet një politikë e jashtme pro-aktive me rezultate konkrete në njohjet ndërkombëtare dhe e forcimit të marrëdhënieve me vendet e regjionit, sidomos me Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, për të neutralizuar Beogradin.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Propaganda e Serbisë ndaj Kosovës është shumë e ngjashme me atë të Rusisë ndaj Perëndimit. Kjo propagande jo rastësisht është intensifikuar para fillimit të dialogut për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe aktakuzave të para nga Gjykata Speciale.

Kosovës i duhet një politikë e jashtme pro-aktive me rezultate konkrete në njohjet ndërkombëtare dhe e forcimit të marrëdhënieve me vendet e regjionit, sidomos me Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, për të neutralizuar Beogradin.

Nuk duhet harruar se çfarë kishte deklaruar para dy viteve ish-Sekretari i Shtetit John Kerry “Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe shtete te tjera..., janë në vijën e zjarrit” të marrëdhënieve ne mes Washingtonit dhe Moskës.

Tanimë është e qarte se në cilën anë të vijës se zjarrit janë pozicionuar këto shtete individualisht. Mirëpo, sot kjo vije është edhe me e zjarrte se para dy viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat