Presidenti Thaçi edhe sot me takime të nivelit të lartë në Kanada

Aktuale

Presidenti Thaçi edhe sot me takime të nivelit të lartë në Kanada

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 15:16
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ne takim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Kanadasë, sot në parlamentin kanadez do të pritet nga kryetari i Senatit, George J. Furey.

Pas takimit me kryetarin e Senatit të Kanadasë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Geoff Regan.

 Në Parlamentin e Kanadasë, presidenti Thaçi është planifikuar të marrë pjesë edhe në një diskutim të hapur me deputetët kanadez në Dhomën e Komuniteteve, si dhe më pas do të takohet edhe me liderin e opozitës, Andrew Scheer.

Pas takimeve në Parlamentin e Kanadasë, presidenti Thaçi do të takohet edhe me kryediplomaten e Kanadasë, Chrystia Freeland.

Ndërsa, në mbrëmje, presidenti Thaçi pritet të ketë një takim edhe me komunitetin kanadezo-kosovar, të cilët shërbejnë si urë lidhëse mes dy popujve tanë.

Presidenti Thaçi më herët është takuar edhe me krerët e shtetit kanadez, Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë, Julie Payette, Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, ministrin për Tregti Ndërkombëtare të Kanadasë, François-Philippe Champagne, si dhe ka marrë pjesë në një diskutim të hapur për Kosovën dhe rajonin me deputetët kanadez në Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin e Kanadasë. Presidenca e Kosovës i ka konfirmuar këto takime të sotme të presidentit Thaçi në Kanada.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat