Rugova tregon se çfarë po ndodhë në Istog: AAK manipuloi me vota

Aktuale

Rugova tregon se çfarë po ndodhë në Istog: AAK manipuloi me vota

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 22 nëntor 2017 Në ora: 14:49
Haki Rugova

Në  zgjedhjet e balotazhit të mbajtura në Istog, Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës doli i pari me 9247 vota ose 51.88 % me një diferencë të vogël votash, nga kundër kandidati i tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj me 8576 ose 48.12 %. Por, edhe në Istog do të jenë  votat me kusht dhe të diasporës,  ato që do ta përcaktojnë kryetarin e Istogut.

Haki Rugova kandidati i LDK-se për kryetar të Istogut, dhe ish kryetar i kësaj komune, ka thënë për ‘’Bota sot’’ se janë të sigurtë për fitore mirëpo presin rezultatet zyrtare për ta rikonfirmuar këtë.

‘’Ne jemi në pritje te rezultateve zyrtare nga Komisioni Zgjedhor, dhe nga numërimi i votave me kusht, nuk presim ndryshime, edhe pse kundërkandidati nga radhët e AAK-se thotë që  votat me kusht, do të ndërrojnë rezultatin, e që është një sinjal i qartë se ai dhe partia e tij ka manipuluar me vota, mirëpo presim të rejat e fundit nga KQZ-ja ’’, theksoi Rugova për gazetën ‘’Bota sot’’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat