Haradinaj në Bruksel komenton deklaratën e Simmons

Aktuale

Haradinaj në Bruksel komenton deklaratën e Simmons

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 10:04
Malcolm Simmons

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është intervistuar nga Politico për deklarimet e ish-kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili, pos tjerash, deklaroi se EULEX-i për motive politike kishte për qëllim eliminimin nga skena politike të Fatmir Limajt.

Haradinaj ka thënë se “deklarimet e Simmons do të respektoheshin më shumë nëse do të thuheshin më herët gjatë kohës së ka shërbyer në Kosovë dhe jo në fund të mandatit të tij”.

Kryeministri, që po qëndron në Bruksel, ka pohuar edhe se në stafin e EULEX-it kryesisht ka gjyqtarë të mirë, porse ka shqetësime kohë pas kohe për në kualitetin e këtij misioni.

“Ka (pjesëtarë të EULEX-it) që janë të përkushtuar për rend dhe ligj. Por, ekziston shqetësimi nganjëherë për kualitetin dhe standardet që përdoren”, tha Haradinaj për Politico.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat