Bahtiri: De fakto, de jure kam nënshkruar marrëveshje me nëndegët e LDK-së

Aktuale

Bahtiri: De fakto, de jure kam nënshkruar marrëveshje me nëndegët e LDK-së

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 12:05
Pamje nga takimi

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Safet Kamberi, për në prononcim për media ka demantuar kandidatin e AKR-së për Mitrovicë, Agim Bahtiri, se ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me nëntë nëndegët kryesore të LDK-së.

Mirëpo, Bahtiri përsëri qëndron pas asaj që AKR ka arritur marrëveshje me nëndegët e LDK-së, tek thotë se marrëveshje të tjera janë në proces e sipër.

Bahtiri tha se gjithë kryetarët e nëndegëve kanë marrë pëlqimin e kryesisë, ndërsa Kamberi pohon se kryesia është përcaktuar të mos e përkrah asnjërin kandidatë për kryetar të Mitrovicës.

“Me përgjegjësinë më të madhe po them, se gjithë kryetarët e nëndegëve që kanë nënshkruar dje janë më lagjet më të fuqishmet në Mitrovicë, siç është Ilirida, Bajri, Ura e Gjakut, Kçiqi, 2 korriku, që janë qendrat më të mëdha, por edhe të tjerë që numri po shkon duke u rritur. Secili prej tyre ka marrë pëlqimin prej kryesisë së tyre dhe janë ardh dhe së bashku me ta i kemi nënshkruar këto marrëveshje”, ka deklaruar ai.

Sipas kryetarit aktual të Mitrovicës, 85 për qind e anëtarësisë së LDK-së janë me Agim Bahtirin dhe bile e kanë falënderuar për puënë që ka bërë gjatë mandatit qeverisës.

“Kjo është shumë de fakto, de jure që njerëzit që e donë Lidhjen Demokratike të Kosovës me orientim të Ibrahim Rugovës, do t’i bashkëngjiten kryetarit Bahtiri. Ata që nuk janë më të, mund të jenë pasiv, por edhe kundërshtar nuk është asnjë problem. 85 për qind e anëtarësisë së LDK-së janë me Agim Bahtirin dhe çdo herë po më thërrasin edhe grupe të caktuara për të më falënderuar shumë për punën që kam bërë këto katër vite dhe për një të ardhme më të mirë”, tha ai.

Në vazhdim, Bahtiri tha se “Është e pavërtetë, është e turpshme që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mban anën e Partisë Demokratike e cila ka qenë e keqja e këtoj vendi, kur njerëzve me orientim evropian i bashkëngjiten kryetarit Bahtiri.”

“Le të del ai me një dokumentacion, le të thotë se nuk janë përfaqësues të nëndegëve dhe le të thotë se nuk janë legjitim, mirëpo ata kanë marrë pëlqimin e kryesisë”, u shpreh kandidati për kryetar të Mitrovicës.

Bahtiri ka paralajmëruar edhe marrëveshje të tjera, teksa ripërsërit se po thotë të vërtetën dhe kjo mund të vërtetohet.

“Ai mund të thotë çka të dojë, ndaq gënjeshtar, por ai është turpi i LDK-së, i cili mund të thotë një gjë të tillë. Unë po ju them të vërtetën, me sinqeritetin më të madh, por kjo mund të vërtetohet se kush janë nënkryetarët e nëndegëve”, tha në fund Bahtiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat