Rehatohet edhe Isa Xhemaljaj, emërohet zëvendësministër

Aktuale

Rehatohet edhe Isa Xhemaljaj, emërohet zëvendësministër

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 11:22
Isa Xhemaljaj

Isa Xhemajlaj, kryetar i Degës së Nisma për Kosovën në Drenas, nga sot ka marrë përgjegjësi në Qeverinë e Kosovës.

Portali “DrenicaOnline” ka siguruar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj i cili e emëron Xhemajlajn zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Isa Xhemajlaj ka qenë kandidat për kryetar të Drenasit i partisë “Nisma për Kosovën”.

Image

Ai ka tri diploma universitare, një në gjeografi, një histori dhe një në drejtimin “Menaxhim të emergjencave”.

Ka punuar në arsim 10 vjet, pastaj në TMK dhe së fundi është zyrtar në FSK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat