Haradinaj iu jep mbështetje malazezëve që jetojnë në Kosovë

Aktuale

Haradinaj iu jep mbështetje malazezëve që jetojnë në Kosovë

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 16:10
Ramush Haradinaj në takim me kryetarin e Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq.

Haradinaj vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet shqiptarëve dhe malazezëve si dhe marrëdhëniet ndërmjet dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

Haradinaj dhe kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës Vujiçiq kanë biseduar për nevojën e avancimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dyja vendeve.

Slobodan Vujiçiq ka riinicuar idenë e zbatimit të strategjisë për integrimin dhe afirmimin e malazezëve në Kosovë.

Gjithashtu u theksua nevoja për hapjen e një qendre për malazezët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Haradinaj i dha mbështetje afirmimit të mëtejshëm të vlerave të popullit malazez që jeton në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat