Zeka pyet Bulliqin: Nëse ka shkelje a duhet të ndërhyj Prokuroria

Aktuale

Zeka pyet Bulliqin: Nëse ka shkelje a duhet të ndërhyj Prokuroria

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 11:07
Komisioni

Deputeti i Nismës Milaim Zeka ka thënë se është i vetëdijshëm për presionin që ka Shpejtim Bulliqi, por tha se në bazë të informatave që ka, ka ekzistuar një marrëveshje federative për përcaktimin e kufijve.

Zeka e ka pyetur Bulliqin nëse janë në  gjendje ta përballojnë  presionin mediatik dhe parlamentar. Sipas tij po që se ka shkelje nga ish komisioni a duhet të ndërhyj edhe Prokuroria dhe ndoshta ka shkelje kushtetuese.

 Anëtari i komisionit, deputeti  Zenun Pajaziti ka thënë se nuk duhet kuptuar si presion interesimi i mediave dhe deputetëve, sepse kjo storie duhet të mbyllet.

Ai tha se ka pritë që të prezantohen më shumë argumente nga Bulliqi që të përmbyllet kjo cështje.

“Unë nuk kam asnjë emocion për ish komisionin dhe as për ku, ne jemi të ineteresuar që të nxirett diçka shpejt dhe të përfundoj ky proces. Ne këtu dëgjuam veç për ish komisionin. Argumentet janë politike siç është Pako Ahtisari të cilat kanë sjellë pavarësinë e Kosovës. Nëse nuk keni cka me thënë për sot është dashur të shtyhet ky raportim”, shtoi Pajaziti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat