Të burgosurit politikë ndërtimin e muzeut të kujtesës

Aktuale

Të burgosurit politikë ndërtimin e muzeut të kujtesës

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 18:35
Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve për ditën e sotme, ka takuar edhe përfaqësuesit e Shoqatës së të burgosurve politikë të prirë nga Hydajet Hyseni dhe Meriman Braha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve për ditën e sotme, ka takuar edhe përfaqësuesit e Shoqatës së të burgosurve politikë të prirë nga Hydajet Hyseni dhe Meriman Braha.

Sipas komunikatës nga zyra për informim e kryeministrit, Haradinaj tha se të burgosurit politikë të Kosovës janë brezi më i persekutuar i popullit të Kosovës, të cilët përgjatë tërë shekullit 20 e mbajtën të gjallë – me fuqinë e mendjes dhe trupit - idenë e lirisë së Kosovës.

“Ata ishin refuzuesit e shtypjes, frymëzuesit dhe kontribuuesit më të mëdhenj të lirisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj. Përfaqësuesit e të burgosurve politikë diskutuan me kryeministrin e vendit për ligjin për të burgosurit politik, për realizimin e një projekti muzeor të kujtesës, ku do të ekspozoheshin emrat dhe fotografi të burgosurish, dokumente e letra dhe mjetet e torturës mbi ta. 

 Pastaj ata parashtruan kërkesat, që të krijohet Instituti i dokumentimit dhe që të bëhen përgatitje për shënimin e 50-vjetorit të demonstratave të vitit 1968, vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat