Kajtazi kërkon forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës

Aktuale

Kajtazi kërkon forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 22:35
Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike te Kosovës, Lirije Kajtazi

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike te Kosovës, Lirije Kajtazi, ka kërkuar forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës, duke e ndihmuar në pranimin në mekanizmat ndërkombëtar, si në Bashkimin Evropian, NATO dhe UNESCO.

Këtë kërkesë ajo e bëri në fjalimin e saj në Berlin, në Konferencën e Bordit Gjeneral të Gruas, të Partive Popullore Evropiane. Në këtë konferencë ndërkombëtare, po debatohen tema të ndryshme me interes ndërkombëtar, si “Rritja e Partive ekstremiste nëpër botë, shqetësim për demokracinë”, “Sa po ndikojnë mediat sociale në rritjen e popullizmit”, dhe “Influenca ruse në Ballkan”.

Në fjalimin e saj, Kajtazi ka theksuar se kërkesa e saj për shtetin më të ri, të Republikës së Kosovës, është për të shmangur influencën ruse në Ballkan. “Kërkoj shmangien e influencën ruse te shfrytëzuar nga Serbia, për destabilizimin e rajonit dhe kundër vlerave të Bashkimit Evropian”, ka thënë  Kajtazi.

Kurse sa i përket liberalizimit të vizave për qytetaret e Kosovës, zni. Kajtazi ka veçuar se vonesat e Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën ka koston e vet. “Trysnia në këto vende humb shpresën tek qytetarët e saj, të cilët kërkojnë fatet jashtë vendeve të tyre, duke devijuar probleme tjera”, ka thëne znj. Kajtazi në këtë konferencë.

Përndryshe. Ish-eurodeputetja Doris Pack, është udhëheqëse e Gruas së Partive Popullore Evropiane. Në këtë konference ndërkombëtare po marrin pjesë 31 shtete të Evropës, anëtare të EPP-së, ku në mesin e tyre anëtare është edhe Kosova, përkatësisht subjekti politik, Lidhja Demokratike e Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat