Vetëm 27-vjeçar, dhëndri i Haradinajt bëhet menaxher i Fondit të sigurimeve shëndetësore

Aktuale

Vetëm 27-vjeçar, dhëndri i Haradinajt bëhet menaxher i Fondit të sigurimeve shëndetësore

Nga: B.S Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 09:28
Ramush Haradinaj

Numri i zëvendësministrave në qeverinë aktuale po shtohet vazhdimisht.

Albert Krasniqi nga Demokracia në Vendim ka komentuar këtë dhe ka thënë se kështu si ka nisur, buxheti i shtetit nuk do të jetë i mjaftueshëm as për 100 ditët e para, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se bordi i KEK-ut mbetet sekret, ndërsa që dhëndri i kryeministrit do të menaxhojë me paratë e sigurimeve shëndetësore.

“Qysh ka nis kjo Qeveri, buxheti i shtetit nuk do te mjaftoj as per 100 ditet e para! - Dhendrri i kryeministrit (27 vjecar) do te menaxhoj me parate e sigurimeve shendetesore. - Bordi i KEK-ut sekret. - 300 mije euro per familjaret e rastit ne Kumanove. - 60 zv.ministra (lexo ketu 60 asistent/e, 60 shofera, 60 vetura etj. + pagen per 6 muaj pas perfundimit te mandatit)”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndonëse vetëm 27-vjeçar, Liridon Dërvishaj, burri i motrës së kryeministrit Ramush Haradinaj, do t’i menaxhojë menaxhojë paratë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, institucion ky që do të ketë të hyrat më të mëdha në Kosovë pas Doganës e Administratës Tatimore./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat