“Serbia le ta dijë se territori i Kosovës është i garantuar”

Aktuale

“Serbia le ta dijë se territori i Kosovës është i garantuar”

Nga: H.Orana Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 23:46
Ilustrim

Zyrtari serb Marko Gjuriq në një deklaratë për media ka thënë që janë të gatshëm të luftojnë për Kosovën, për atë pjesë territori që ata e konsiderojnë si të veten.

Deklarata të tillë të zyrtarëve serbë janë dëgjuar me mijëra herë. Por se a ekziston një rrezik i tillë për Kosovën, flet eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava. Ai i quan këto deklarata si qesharake dhe komike.

Image
Hajrullah Ternava

“Një zyrtar i lartë si ai që e përfaqëson politikën serbe, e tregon nivelin e një politikne që të bën me u irritu me të dhe vetë Serbinë. Po të udhëheqej Serbia prej njerzëve të denjë me politika të pastërta, me qëllimet që ta bindë botën se ky shtet është distancuar nga politikat Millosheviqiane, dhe pretendimet e saja janë rrugëtimi drejtë BE, në marrëdhënie të mira me fqinjët dhe regjionin. Në këtë mënyrë do e arsyetonte angazhimin e Amerikës dhe BE që pë mundohen me i ndihmuar në çdo mënyrë,  si atë ekonomike financiare ashtu edhe ndihma tjera që po i bëhen për mirëqenien e saj shtetërore”, thotë Tërnava.

Ai thekson më tutje për “Bota sot” se territori i Kosovës është i garantuar edhe këtë duhet ta dijë Serbia dhe zyrtarët e saj. Madje sipas tij, Serbia duhet ta dijë se me kënd ka punë, pasi Kosova është nën mbrojtjen e Amerikës dhe BE-së.

“Gjuriq dhe të tjerë serbë që sot e udhëheqin Serbinë, duhen ta dijnë se territori i Kosovës është i garantuar dhe i pa cenushëm nga KFOR-i dhe NATO. Po tentuan edhe njëherë ta sulmojnë territorin e Kosovës, duhet ta kenë të qartë apo të bëjnë pyetje se a do të ketë më Serbi. Dihet mirë dhe e tërë bota i ka të qarta sulmet që në baza humanitare Amerika me BE dhe me NATO-në, i dulën në ndihmë një populli të lashtë në këtë rast shqipëtarëve,  që iu cënua egzistimi i saj si etni në territoret e veta shekullore. Prandaj Serbia duhet t’i bëj llogaritë e saja ma precize dhe ta kuptoj mirë se me kënd kanë punë tani, dhe të tregojnë sens të civilizimit dhe të qytetërimit të tyre dhe ta lëshojnë rrugën e tyre vrastare, jo civilizuese”, përfundon Tërnava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat