Numër rekord, këta janë emrat e zëvendësministrave

Aktuale

Numër rekord, këta janë emrat e zëvendësministrave

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 18:00
Qeveria PANA-Lista serbe

Qeveria Haradinaj po del të jetë qeveria më numrin rekord të zëvendësministrave për dallim nga qeveritë e kaluara. Deri më tash janë emëruar mbi 50 zëvendësministra numër ky që pritet të rritet në ditët në vazhdim, pasi që ende nuk janë plotësuar në faqet zyrtare të ministrive.

Deri tash në disa ministri janë publikuar emrat e zëvendësministrave mirëpo ka shumë ministri të cilat nuk i kanë vendosur emrat e tyre në faqet zyrtare.

Disa nga zëvendësministrat e emëruar nga Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, emërimin e tyre e kanë bërë publik përmes rrjeteve sociale.

Duke komentaur për këto emërime kryeministri Haradinaj, ditë më parë ka thënë se kjo nuk paraqet humbje të mjeteve të buxhetit, pasi që sipas tij, dinamika e punës është ndryshe nga e kaluara.

Nga ministritë të cilat prijnë me numrin më të madh të deritashëm të zëvendësministrave janë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik me nga pesë zëvendësministra.

Ndërkaq vlen të theksohet, se në disa ministri ende nuk janë emëruar zëvendësministrat siç është rasti me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Infrastrukturës.

Kurse, disa ministri të tjera ndonëse janë emëruar zëvendësministrat, këto ministri nuk i kanë bërë publike në ueb-faqet e tyre zyrtare.

Media më poshtë ua sjellë radhitjen e ministrive me numrin e zëvendësministrave dhe emrat e tyre:

1. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë-5 zv/ministra
Muharrem Nitaj, Arbër Geci, Bajrush Sezairi, Mustaf Myrtaj, Heset Sahiti

2. Ministria e Zhvillimit Ekonomik- 5 zv/ministra
Fatir Berzat, Usmen Baldzi, Xhavit Zariqi, Besnik Beka, Gani Koci

3. Ministria e Punëve të Jashtme- 4 zv/ministra
Gjergj Dedaj, Anton Berisha, Rejhan Vuniqi, Besnik Hoti

4. Ministria e Punëve të Brendshme – 3 zv/ministra:
Abdulselami Shkodra, Izmi Zeka dhe Milan Radojevic.

5. Ministria e Financave- 3 zv/ministria
Mustafa Grainca, Fatmir Gashi, Bojan Stojanoviq

6. Ministria e Diasporës- 3 zv/ministria
Faruk Nura, Cerim Bajrami, Arian Daci

7. Ministria e Bujqësisë – 3 zv/ministra
Vesel Krasniqi, Isni Kilaj, Egzonit Jakupi

8. Ministria e Shëndetësisë- 3 zv/ministra
Ali Berisha, Granit Abdullahu, Muharrem Kuçi

9. Ministria për Komunitete dhe Kthim- 3 zv/ministra
Milazim Gashi, Naser Meta, Qazim Rahmani

10. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- 3 zv/ministër
Fatmir Matoshi, Aleksandar Spasiq, Kurtan Kajtazi

11. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit- 2 zv/ministra
Burbuqe Bakija-Deva, Resul Makreshi

12. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës- 2 zv/ministra
Agim Çeku, Brahim Mehmetaj

13. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale- 2 zv/ministra
Vesel Makolli, Besart Jashari

14. Ministria e Drejtësisë- 1 zv/ministër
Vesna Mikiq

15. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë- 1 zv/ministër
Bujar Cakolli

16. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- 1 zv/ministër
Bashkim Krasniqi

Ndërkaq këto janë ministritë që ende nuk i kanë bërë publike emrat e zëvendësministrave: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat