Anëtarët e Komisionit për Demarkacion e njoftojnë Haradinajn për punën e tyre

Aktuale

Anëtarët e Komisionit për Demarkacion e njoftojnë Haradinajn për punën e tyre

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 16:14
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim informues anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me të cilët bashkëbisedoi për angazhimin dhe aktivitetin e deritanishëm të Komisionit.

“Anëtarët e këtij Komisioni, të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, e njoftuan Kryeministrin për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga tereni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike,  konsultimeve dhe  shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve”, thuhet në njoftimin lëshuar nga Zyra e kryeministrit.

 Kryeministri Haradinaj e vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre dhe njëkohësisht theksoi se raporti përfundimtar duhet të përmbajë një nivel të lartë profesional si dhe të bazohet në fakte origjinale, të vlefshme dhe të verifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat