Thaçi komenton fillimin e punës së gjyqtarëve në veri

Aktuale

Thaçi komenton fillimin e punës së gjyqtarëve në veri

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 16:32
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar nisjen e punës nga gjyqtarët dhe prokurorët nga komuniteti jo shumicë në pjesën veriore të vendit, ka thënë se me integrimin e tyre në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës, është mbyllur një etapë shumë e rëndësishme për vendin tonë, shtrirja e ligjshmërisë në tërë territorin dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Presidenti Thaçi ka shkruar në facebook se me veprime afirmative, kanë siguruar që gjykatat dhe prokuroritë të pasqyrojnë përbërjen etnike.

“Shteti ynë po forcohet mbi parimet kushtetuese, të gjithëpërfshirjes, të barazisë dhe të lirisë së çdo individi, ku çdokush mund të realizojë vetveten dhe të kërkojë lumturinë pa iu cenuar asnjëherë e drejta që të jetë pjesë e shoqërisë sonë”, ka shkruar ai në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat