Hoxhaj i përgjigjet Daçiqit

Aktuale

Hoxhaj i përgjigjet Daçiqit

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 17:10
Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se duhet të organizohet një konferencë e re ndërkombëtare ku do të merrnin pjesë BE-ja, ShBA-ja dhe Rusia për ta gjetur një zgjidhje për Kosovën, por me këtë propozim të tij nuk është pajtuar fare, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Nuk ka nevojë për një tjetër konferencë ndërkombëtare. Dialogu i Bashkimit Europian duhet të përfundojë me një marrëveshje për normalizim të plotë të raporteve dhe njohje reciproke”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

“Serbia historikisht nuk ka qenë për marrëveshje paqësore dhe kurrë nuk i ka pranuar marrëveshjet e negociuara ndërkombëtarisht”, shkroi Hoxha në një tjetër postim të tij në rrjetin e njëjtë social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat