Gjuriq: Edita Tahiri fuqishëm luftoi për interesat e Kosovës

Aktuale

Gjuriq: Edita Tahiri fuqishëm luftoi për interesat e Kosovës

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 11:57
Marko Gjuriq dhe Edita Tahiri

Në sistemin institucional në Prishtinë më nuk ka një institucion përgjegjës për dialogun me Beogradin pasi që nuk ka ministri, zyra apo shërbime të tjera në qeverinë e sapoformuar të Kosovës, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Gjuriq thotë se Kosova më s’është e interesuar për dialog dhe për këtë nuk ka as ekip të dialogojë.

“Është e qartë se Prishtina nuk është e interesuar në dialogun, të cilin e ka udhëhequr deri më tani, përndryshe nuk do të shpërbëhej ministria e udhëhequr nga Edita Tahiri. Mbetet të shihet nëse Prishtina edhe më tej llogarit në shërbimet e Edita Tahirit, e cila fuqishëm, e shpesh herë edhe me shkathtësi, ka luftuar për interesat e vendit të saj”, ka deklaruar Gjuriq për median serbe. 

Gjuriq tha se takimi i fundit që do të mund të vihej në funksion të dialogut Beograd-Prishtinë u mbajt në Bruksel më 31 gusht, kur shefja e politikës së jashtme të BE dhe Federica Mogherini, si ndërmjetësuese në dialog, organizoi një mëngjes pune për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

“Këto ditë do të shënojmë një vit nga takimi i fundit në nivel ekspertësh. Justifikimi i Prishtinës fillimisht ishte mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe një vendim i Kuvendit për të ngrirë dialogun, kurse tani nuk kanë asnjë justifikim”, tha Gjuriq.

Ai vuri në dukje se problemi më i madh është mungesa e ndërmjetësimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat