Këshilli i Sigurisë së Kosovës diskuton sfidat në fushën e sigurisë

Aktuale

Këshilli i Sigurisë së Kosovës diskuton sfidat në fushën e sigurisë

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 16:35
Mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës është e interesuar që ta funksionalizojë në tërësi Këshillin e Sigurisë duke zbatuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit me synim të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe teknike të Këshillit.

Kështu ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e parë të Këshillit të Sigurisë së Kosovës pas krijimit të Qeverisë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe mekanizmave të sigurisë.

Në këtë takim Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka bërë vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në vend dhe ka diskutuar për sfidat në fushën e sigurisë në periudhën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat