Berisha: Presidenti e Kryeministri të deklarohen për rastin e Kumanovës, ata dinë shumë

Aktuale

Berisha: Presidenti e Kryeministri të deklarohen për rastin e Kumanovës, ata dinë shumë

Nga: B.S Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 19:50
Zafir Berisha

Sot u dha vendimi nga Gjykata Themelore e Shkupit për Grupin Kumanova, ku ata u dënuan me 746 vjet burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm, ndërsa u liruan katër të tjerë.

Pas këtij vendimi pati reagime të shumta, e për këtë ka reaguar edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se  pati reagime të shumta se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e madje edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, dinë shumë për rastin e Grupit Kumanova, përcjell Bota sot.

Berisha ka thënë se nëse institucionet e Kosovës nuk kanë folur deri më sot, atëherë të flasin tani për rastin e Kumanovës.

Postimi i tij i plotë:

Nese deri sot nuk kan folur institucionet e Kosovës, ata duhet sot me thën atë çka e din për rastin e Kumanovës, dhe jam shumë i bindur se din shumë. Nuk duhet lejuar që shtetasit ton me u bë monedhë kusuritje për llogari të politikave të brendshme kriminale të maqedonasve!
Nuk e kan parandalu edhe pse kan mundur, atëher duhet t,i tregohet e vërteta oponionit për rastin e Kumanavës!? 
Kemi edhe obligim ligjor e kushtetues me u dalë në mbeshtetje qytetarve tan kudo që jan dhe në çfardo situate që jan...
Presidenti,kryeminstri, AKI dhe MPM duhet deklarohen për rastin e Kumanovës.
Zafa./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat