Pacolli tregon si mund të bëhet pajtimi Kosovë-Serbi

Aktuale

Pacolli tregon si mund të bëhet pajtimi Kosovë-Serbi

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 11:57
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka thënë se pajtimi në mes Kosovës me Serbinë kalon nga pranimi i Kosovës shtet i pavarur.

Përmes një shkrimi në Facebook, shefi i diplomacisë kosovare ka theksuar se ky pajtim duhet të ketë në themel edhe bashkëpunimin ekonomik.

“Pajtimi i Kosovës me Serbinë kalon nga pranimi i Kosovës, si një realitet shtetëror i konsoliduar dhe me respekt të plotë të integritetit të saj territorial. Çdo model pajtimi duhet ta ketë në themel të vetin edhe ekonominë”,  thekson Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat