Haradinaj: KFOR-i vazhdon të jetë faktor stabiliteti për Kosovën

Aktuale

Haradinaj: KFOR-i vazhdon të jetë faktor stabiliteti për Kosovën

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 22:44
Ramush Haradinaj dhe Giovanni Fungo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major, Giovanni Fungo, të cilin e ka falënderuar për punën që ka bërë në drejtimin e KFOR-it.

“Në takimin lamtumirës me Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo, e falënderova për punën dhe lidershipin e tij në drejtimin e misionit të KFOR-it gjatë kësaj periudhe dhe për ndihmën e dhënë për të ruajtur sigurinë në vend.

KFOR-i ka dhënë në kontinuitet kontribut të madh në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe vazhdon të jetë faktor stabiliteti për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat