Thaçi: Kosova do të bëhet me ushtri moderne e shumetnike dhe askush nuk mund ta bllokojë krijimin e saj

Aktuale

Thaçi: Kosova do të bëhet me ushtri moderne e shumetnike dhe askush nuk mund ta bllokojë krijimin e saj

Nga: B.S Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 16:38
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të krijohen në Kuvend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosova do të bëhet me ushtri moderne e shumetnike dhe askush nuk mund ta bllokojë krijimin e saj, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Forcat e Armatosura do t’i krijojmë duke bashkuar vullnetin politik të të gjitha komuniteteve në Kuvendin e Kosovës.

Jemi në rrugë të mirë drejt krijimit të një konsensusi të plotë dhe sikurse në debatin e sotëm publik me shoqërinë civile, ne gjithnjë do të flasim hapur me njëri-tjetrin.

Forcat e Armatosura të Kosovës nesër, njëjtë si Forca e Sigurisë së Kosovës sot, do të jenë vlerë e përbashkët e të gjithë qytetarëve tanë.

Kosova do të bëhet me ushtri moderne e shumetnike dhe askush nuk mund ta bllokojë krijimin e saj. HTH./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat