Pacolli: Së shpejti do të takohemi me LDK-në

Aktuale

Pacolli: Së shpejti do të takohemi me LDK-në

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 17:24
Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka folur për takimet për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë të cilat garojnë në Prishtinë. Pacolli tha se personalisht nuk ka bërë ende asnjë takim.

‘‘Unë personalisht ende asnjë takim nuk e kam bërë me asnjërën parti. Iniciativa ka për takime, mirëpo zyrtarisht ende nuk jemi ulur në tavolinë me biseduar me asnjërën prej partive.”, tha Pacolli.

Ndërsa Pacolli zbuloi se sot ose nesër do të ndodhë edhe takimi i parë me njërën nga partitë.

”Besoj që sonte ose nesër do të takohemi dhe do të shohim mundësitë çka të bëjmë.” tha ai.

Kandidati i AKR-së për të parin e Prishtinës zbuloi se një takim që do të mund të çonte deri te një marrëveshje koalicioni në garën për Prishtinën do të mbahet fillimisht me LDK-në, sonte ose nesër.

”Me LDK-në do të takohemi më së pari.”, pohoi Pacolli.

Deri më tani ai shtoi se kanë pasur takime me të dy partitë, por kanë qenë miqësore dhe nuk është diskutuar për çështjen programore.

”Ne kemi biseda më shumë miqësore, por jo që të ulemi dhe të diskutojmë çështjen programore.”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat