Haradinaj shpreh urimet për prosperitetin e popullit turk

Aktuale

Haradinaj shpreh urimet për prosperitetin e popullit turk

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 21:42
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Prishtinë, me rastin e ditës kombëtare të Republikës së Turqisë.

“Në ditën kombëtare të Republikës së Turqisë, isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit turk në Prishtinë.

Përmes ambasadores Kiliç, shpreha urimet e mia për prosperitetin e popullit turk, si dhe dëshirën time për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat