Eksperti i sigurisë: Abrogimi i Ligjit për investime direkte, vepër e influencuar nga spiunazhi serb

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Abrogimi i Ligjit për investime direkte, vepër e influencuar nga spiunazhi serb

Nga: Bota sot Më: 28 tetor 2017 Në ora: 21:50
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka reaguar pas raportimeve të koalicionit qeverisës se ligji për investime strategjike është i vdekur.

Kajtazi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ky ligj forcon shtetësinë e Kosovës, dhe iu pamundëson ju pamundëson matrapazëve, spiunëve të cilët kanë mbushur zyrat e administratës së Kosovës që t’i trembin investitorët e huaj për të mos investuar në Kosovë. 

Sipas Kajtazit, nëse kryetari i tanishëm i kuvendit, Kadri Veseli ka udhëhequr institucion i cili objektiv ka pas “zbulimin, parandalimin dhe dokumentimin e veprimtarisë antikombëtare” tani e ka rastin ta parandalojë njërën prej veprimtarisë antikombëtare më të madhe, pas ngjarjeve të marsit të vitit 2004; e ky është, mos abrogimi i Ligjit për investime direkte

Postimi i plotë:

Abrogimi i Ligjit për investime direkte vepër e influencuar nga spiunazhi serb.
Në historinë e spiunazhit nuk haset edhe vetëm një rast se dikush ka dalur haptazi dhe ka thënë se “unë jam spiuni” apo “unë jam tradhtari”. Nuk ka vepër më të urryer dhe më të shëmtuar se spiunimi apo tradhtia. Natyrisht se për ta bërë këtë duhet një zanat dhe, e para e këtij zanati është kamuflimi. Historikisht tradhtitë më të mëdha kanë ndodhur nga tradhtarë të veshur me petkun e patriotit të madh, dhe për këtë nuk është e lehët ta portretizosh një spiun apo tradhtarë, por sonte në media pash një prononcim të koalicionit që udhëheq me pushtetin në Kosovë i cili deklaroj se “Ligji për investime strategjike është i vdekur”. Nëse dikush dëshiron t’i portretizoj spiunët që sabotojnë shtetin e Kosovës nuk ka nevojë ta bëj këtë. Ata sonte u portretizuan vet; Ligji për investime strategjike si dhe anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është kundërshtuar nga Serbia nga se dobëson shtetin e Serbisë në Kosovë. Ky ligj forcon shtetësinë e Kosovës, ky ligj ju pamundëson matrapazëve, spiunëve të cilët kanë mbushur zyrat e administratës së Kosovës që t’i trembin investitorët e huaj për të mos investuar në Kosovë. 
Nëse kryetari i tanishëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës zoti Kadri Veseli ka udhëhequr një institucion i cili objektiv ka pas “zbulimin, parandalimin dhe dokumentimin e veprimtarisë antikombëtare” tani e ka rastin ta parandaloj njërën prej veprimtarisë antikombëtare më të madhe, pas ngjarjeve të marsit të vitit 2004; e ky është, mos abrogimi i Ligjit për investime direkte, ligj ky i cili i mundëson mikut të Kosovës Ëesly Clark të investoj në Kosovë. Mungesa e një ligji si ky, i pati pamundësuar mikeshës së shqiptarëve zonjës Ollbrajt të investoj në Kosovë. Jeni në potez zoti Veseli....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat