Sfarqa godet Aliun e PDK-së, ja si e quan

Aktuale

Sfarqa godet Aliun e PDK-së, ja si e quan

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 20:40
Sfarqa

Kryetari aktual i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, i cili po kandidon për mandatin e dytë në këtë komunë, e ka quajtur marionetë të PDK-së, kundërkandidatin në balotazh Agim Aliun.

Në emision Rubikon, Sfarqa ka thënë se subjekti e përdor Agim Aliun dhe shpesh ai është identifikuar me figura të tjera, duke i kujtuar atij Elmi Reqicën.

“Shpeshherë flet në vetën e parë dhe në njëjës”, ka thënë Sfarqa për Aliun.

Përballë tij, Agim Aliu, i ka thënë se tashmë ferizajasit e kanë kuptuar se të gjitha këto janë manipulime të kandidatit të LDK-së, të pabazuara në fakte.

“Për katër vite keni provuar të gjeni diçka nga vendimet e mija, nga qeverisja ime, po ja që nuk keni gjetur asgjë. Tashmë qytetari i Ferizajt nuk pranon dhe tani e dha verdiktin e vet dhe do ta japë edhe një herë me 19 nëntor”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat