Thaçi pas takimit me Yee: Do të qëndrojmë në miqësi të përhershme dhe marrëdhënie speciale me SHBA-në

Aktuale

Thaçi pas takimit me Yee: Do të qëndrojmë në miqësi të përhershme dhe marrëdhënie speciale me SHBA-në

Nga: B.S Më: 25 tetor 2017 Në ora: 16:58
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Brian Yee

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, për rolin e SHBA-së në rajon, për prioritetet e Kosovës, ato imediate, si liberalizimi i vizave dhe dialogu e deri te ato të përhershme, si zhvillimi ekonomik dhe forcimi i sundimit të ligjit, ëprcjell Bota sot.

Thaçi thotë se me SHBA-në do të qëndrojmë përherë në miqësi.

Postimi i plotë:

Një takim shumë i përzemërt dhe bisedë përmbajtjesore me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Kemi biseduar për marrëdhëniet bilaterale, për rolin e SHBA-së në rajon, për prioritetet e Kosovës, ato imediate, si liberalizimi i vizave dhe dialogu e deri te ato të përhershme, si zhvillimi ekonomik dhe forcimi i sundimit të ligjit.

Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së në të gjithë sektorët e jetës në Kosovë.

Do të qëndrojmë në miqësi të përhershme dhe marrëdhënie speciale me SHBA-në. HTH./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat