Jamie Shea i impresionuar me progresin e arritur të FSK-së

Aktuale

Jamie Shea i impresionuar me progresin e arritur të FSK-së

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 12:31
Jamie Shea gjatë një takimi që pati me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha

Zëvendës ndihmës sekretari i përgjithshëm për sfidat në ardhje të sigurisë në NATO, Jamie Shea ka thënë se ndjehet i impresionuar me progresin e arritur të FSK-së dhe vlerësoi se të gjitha angazhimet e mëhershme, kontributi dhe sakrifica për paqe dhe siguri në Kosovë, kanë bërë që Kosova të prosperojë e pavarur në rrugën e saj.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që pati me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, nga i cili është njoftuar për zhvillimin, profesionalizmin dhe sukseset e FSK-së.

Ministri i FSK-së u fokusua sidomos te planet për avancimin e misionit të FSK-së, që ka dalë si nevojë nga procesi i Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.

Duke vlerësuar përgatitjet dhe gatishmërinë operacionale të FSK-së, ai tha se është kohë e duhur që me angazhimet e faktorëve institucionalë dhe politikë të vendit të përmbyllim, të gjithë bashkërisht, këtë proces me vendim politik, në konsensus të plotë, të koordinuar brenda vendit, në transparencë të plotë me partnerët strategjikë dhe NATO-n.

Ish-zëdhënësi i NATO-s Jamea Shea në fund e përgëzoi ministrin për detyrën duke u shprehur: “Njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur|.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat